Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së kreut të kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcae” Britan Thompson. Policia në Neë York po vazhdon kërkimet për autorin e dyshuar të vrasjes. Sipas asaj që raporton BBC News, hetuesit kanë gjetur fjalë të çuditshme të gdhendura në gëzhojat e fishekëve që u gjetën në vendin e ngjarjes.
Fjalët “mohoj”, “mbroj” dhe “rrëzoj” ishin shkruar në gëzhojat e gjetura në vendin e sulmit. Policia nuk ka përcaktuar ende një motiv për vrasjen fatale të ekzekutivit të kujdesit shëndetësor Brian Thompson, por tha se i dyshuari u largua pa marrë asnjë nga sendet e tij.
Pas sulmit, gruaja e Thompson tha për mediat amerikane se kishte pasur disa kërcënime ndaj bashkëshortit të saj më herët, por nuk dha më shumë detaje.
Sipas asaj që raporton CNN, një person i armatosur dhe i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson para se të hapte zjarr disa herë duke e qëlluar atë nga rreth 20 metra larg.
Autori i atentatit ndaj Thompson u arratis nga vendi i ngjarjes duke kaluar në një rrugicë dhe më pas hipi në një biçikletë. Policia dyshon se i autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur në “Central Park”.
Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për “UnitedHealthcare” në Prill 2021. “UnitedHealthcare” është pjesë e “UnitedHealth Group”, i renditur i pesti në “Fortune 500”.