Pas atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kanë dalë të tjera detaje në dritë. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloqe, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar.

Ky është atentati i parë për vitin 2019 në qytetin e Vlorës. N afërsi të stacionit të trenit është një automjet i djegur nga autorët.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC, ku ka mbetur i plagosur edhe 41 vjeçari. Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.