Tiranë, 27 shkurt 2014– Pronari i lokalit, ku ndodhi shpërthimi një ditë më parë mund të ketë probleme me klientët që u shiste apartamentet, por edhe me ortakët e tij. 33 vjeçari Armando Ceka ishte biznesmen në fushën e ndërtimit dhe policia i ka përqendruar hetimet për zbardhjen e atentatit me eksploziv të një dite më parë pikërisht mbi këtë pistë. Armando Ceka dyshohet se ua ka shitur në vazhdimësi të njëjtin apartament personave të ndryshëm e kjo është një ndër pistat kryesore që çuan në atentatin e rëndë ndaj 33 vjeçarit sipas policisë. Po ashtu konfliktet për çështje toke kanë qenë një tjetër problem me të cilin ishte përballur Armando Ceka.Grupi hetimor është i mendimit se autori i krimit duhet të ketë qënë shumë pranë lokalit, dhe sapo ka parë Çekën të ngjisë shkallët, ka aktivizuar sasinë e tritolit, të fshehur buzë murit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/