24 janar 2014 – Në lidhje me ngjarjen e djeshme ku automjeti i një biznesmeni shpërtheu pas vendosjes së një sasie tritoli, policia e Durrësit ka shoqëruar rreth 25 persona në komisariat. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku biznesmeni Xhemal Çela, është hedhur në erë me makinën e tij dhe vetëm fati i ka shpëtuar jetën, megjithëse gjendja e tij shëndetësore është kritike. Biznesmeni po ecte me makinën e tij dhe papritur është gjendur i përfshirë nga flakët shoqëruar me një shpërthim të fuqishëm. Pas mjekimeve të para në spitalin e Durrësit, 45 vjeçari është përcjellë në Tirane, ku po i nënshtrohet ndërhyrjeve të specializuara kirurgjikale dhe mjekët theksojnë se ai ka dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtëm. Ndërkohë një nga pistat kryesore të hetimit të policisë është konfliktet që biznesmeni Xhemal Çela mund të ketë pasur në fushën e ndërtimit, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.
Atentati ndaj biznesmenit, policia e Durrësit shoqëron 25 vetë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë
Panairi “Verë dhe traditë” promovon potencialet gastronomike të Durrësit
Panairi “Verë dhe traditë” promovon potencialet gastronomike të Durrësit (VIDEO)
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë





