Disa minuta më parë u raportua për një atentat ndaj biznesmenit të njohur në Shijak, Dashamir Gjokës. Mësohet se të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë që ecte paralel me makinën e tij, në një kohë që me biznesmenin udhëtonin gruaja dhe fëmijët.
Policia e Durrësit ka dhënë versionin zyrtar duke konfirmuar se është qëlluar më armë zjarri drejt makinës së tij dhe se ai ka qenë objekt i atentatit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur "4 Rrugët- Shijak" , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ.
Nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.





