Apeli i GJKKO ka lënë në burg Ramazan Rajën, si i dyshuar për organizimin e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja nëntorin e vitit 2019.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja.

Dyshohet se Ramazan Rraja së bashku me kushëririn e tij Redjan Rraja tashmë në burg organizuan sulmin në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos (Pëllumb Muharremi) të cilët mbetën të plagosur ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë.

Njoftimi i Gjykates.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare SaidaDollani, sot më datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt“kundër vendimit nr.37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimine Organizuar”,regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimevenr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Mospranimin e ankimittë paraqitur nga i hetuari R.Rr. dhe mbrojtësi i tij av. EltonHyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.