Me dhjetëra forca policie përfshirë dhe ato speciale kanë zbarkuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjetet që kalojnë në rrugë. Në terren nuk mungojnë edhe blindat.
Shtimi i kontrolleve në Elbasan por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujshme ku pati të shtëna në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.





