Vrasja në Mitrovicë e liderit të serbëve Oliver Ivanoviç, solli dhe ndërprerjen e menjëhershme të procesit të negociatave Prishtinë-Beograd, i cili ishte planifikuar për të rifilluar këtë të martë në Bruksel.
Sipas mediave serbe, delegacioni i Serbisë do të kthehet me urgjencë në Beograd pas atentatit të Oliveri Ivanoviçit.
Rifillimi i negociatave mes dy shteteve në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të niste pas ndërprerjes disa mujore.
Delegacioni i qeverisë së Beogradit do të kryesohej nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ndërsa delegacioni i Prishtinës nga Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Gjithashtu Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të mbledhë mesditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.