29 janar 2014 – Marjon Mitro 42 vjeç i dyshuari si porositësi i eksplozivit C4 të vendosur ndaj Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi dhe atentatit ndaj kreut të komunës Qendër, Vlorë, Fredo Berberi ka tentuar të largohet nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit "Nënë Tereza". Burime nga policia bëjnë me dije se për Marjon Mitro, nga qyteti i Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë dhe në fshehtësi të plotë për arsye të hetimit. Mësohet se, Marjon Mitro ka pasur një biznes të tij në zonën e Ujit të Ftohtë, bar kafe që është prishur nga strukturat e shtetit gjatë aksioneve të fundit kundër ndërtimeve pa leje. Aktualisht i riu nga qyteti i Vlorës është i dyshuari kryesor për shpërthimet me eksploziv në qytetin bregdetar është duke u marë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Operacioni për kapjen e Marjon Mitros është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi policia ka identifikuar dhe disa kontakte të Mitros në qytetin e Vlorës dhe Tiranës gjatë kohës që ka survejuar këtë të fundit për disa javë.
Atentati ndaj prefektit dhe kryekomunarit të Vlorës, arrestohet 42 vjeçari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





