Pas hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për personat e dyshuar të përfshirë në ngjarje.
SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.
Për Genti Nderjakun kërkon dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg.
Për Bashkim Haxhian, kërkon 8 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Për Endrit Sinanin, 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, përfundimisht me 5 vite burg
Për Julian Pjetrin SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burg.