Policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”, si dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Ka dyshime të arsyeshme se ai është përfshirë në atentatin e Shkozetit.
Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.





