Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur pasditën e sotme në një atentat të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.

Siç duket edhe në foto, makian tip "BENZ" me targa AA 333 ZD ka përfunduar jashtë rruge.

Në këtë atentat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.

Nga ana tjetër, spitali i Durrësit është blinduar nga forcat e policisë.

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të opinionit publik kohët e fundit nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzonte për lidhje me bandat kriminale dhe konsideroi pjesë të grupit KÇK (Kap çfarë të kapësh).

Prokurori Ndoja pak kohë më parë çoi pas hekurave ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula, ky i fundit u mor në mbrojtje nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe nga kryeministri Rama.