Familja e të ndjerit Andi Maloku, shoferit që mbeti i vrarë gjatë atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ka paditur në GJKKO Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Mësohet se familja kërkon drejtësi për humbjen e jetës së Andi Malokut. Seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja.

Kujtojmë që 24-vjeçari Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit të 2019-ës, ngjarje e ndodhur në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

I riu Maloku ndërroi më pas jetë në Spitalin e Traumës, pasi mori dy plumba në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore.