29 qershor 2015 – Detaje të reja kanë dalë për sulmin me armë që iu bë tre të rinjve në fshatin Ninësh të Mallakastrës. Në vendin ku ndodhi ngjarja, kishte parcela të mbjella me hashash, dhe paraprakisht dyshohet se të rinjtë ruanin lëndët narkotike. Sipas dyshimeve të para, mendohet se kanë qenë pikërisht parcelat me drogë që kanë sjellë dhe atentatin ndaj të rinjve.
Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë 22-vjeçari Alfons Dautaj dhe u plagosën Mariglen Luari dhe Riza Fejzo (Lexo këtu: Të rinjtë qëllohen me armë, vdes 22-vjeçari, plagosen dy shokët).
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, por deri më tani nuk ka ende ndonjë të arrestuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/