24 janar 2014- Rreth orës 14:00 biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve te marra. Një ditë më pare biznesmeni u bë objekt i një atentati me tritol, ku pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte ai mbeti i plagosur rëndë. Burime nga grupi hetimor pohojnë se pista kryesore e hetimit, mbetet ajo e konflikteve të mundshme që mund të ketë pasur 48 vjeçari Çela si ndërtues me pronarë tokash, ndërsa hetimet vijojnë edhe në pistën e konkurrencës për shkak të ndërtimeve, apo edhe të ndonjë konflikti me persona të tjerë.





