6 nëntor 2015 – Policia ka gjetur armën me të cilën u plagosën dy vëllezërit Kolaveri mbrëmjen e 4 nëntorit në Bathore, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen ditën e djeshme.
Pasi kreu atentatin, autori i dyshuar i krimit Elson Daci, ia ka dhënë pistoletën babait të tij. Policia e Tiranës saktëson se ka vënë në pranga pikërisht babain e autorit, Xhelal Dacin, i cili dyshohet se ka fshehur armën e krimit, pistoletë tip “TT”, e cila u gjet në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit” Bathore. Në pranga ka përfunduar dhe një tjetër person, Krenar Baja, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Valter Kolaveri, njëri prej dy vëllezërve humbi jetën dje në spital për shkak të plagëve të rënda, ndërsa vëllai i tij Robert Kolaveri është në gjendje të rëndë.
/portali DurresLajm/