Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me atentatin e ndodhur të shtunën në mbrëmje në qendër të Brukselit, Belgjikë, ku 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba.

Sipas mediave belge, Hasanbelliu ka marrë plagë të rrezikshme nga të shtënat dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai ka marrë gjashtë plumba në shpinë dhe në këmbë.

Mediat e huaja raportojnë se i dyshuari është kryekrimineli shqiptar Kasander Noga, 44 vjeç. Autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt vdekjeprurëse për njëzet vjet.

Kasandër Noga në vitin 2000 hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdini dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.