Policia e Fierit ka arrestuar njërin prej autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Denis (Granit) Kasa. 

Ilir Memushaj, në bashkëpunim me një tjetër person, dyshohet se ka kryer ekzekutimin e Kasajt dhe plagosjen e dy shokëve të viktimës, Elton Margaritit dhe Klement Kastratit. Pritet që i arrestuari të merret në pyetje.

Atentati u shënua pasditen e së premtes rreth orës 18.30 në autostradën Fier-Lushnjë, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Mullirit të Artë”.