Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë.

Sakaq, në vendin e krimit, në Lushnjë, ndodhen forcat RENA. Nga atentati humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ndërkohë që personi i tretë, i mbetur i plagosur, është identifikuar si Marius Xhepexhiu, 26-vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, automatik. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.