Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj Orlando Paplekës në Shijak ditën e sotme.
Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga Petkola, i cili ka arritur t`i shpëtojë plumbave.
Ndërkohë, pas breshërisë së plumbave, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëme fizike.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.
Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.





