Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e 38-vjeçarit Admir Rustemi apo Bajri, të cilit iu bë dje atentat në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në dje rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkodër. Autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se kanë lëvizur me automjetin tip ‘Benz E class’, me targa AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 gusht të vitit 2020), raporton BW.
Autorët e krimit janë larguar fill pas krimit nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, i plagosuri, pjesë e fisit të njohur ‘Bajri’ në Shkodër, ndodhet në spital. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka persona të shoqëruar apo arrestuar.





