4 qershor 2015 – Gerti Goxhaj, një prej 3 viktimave të javës së shkuar në Tiranë, u vra gabimisht. Krimet e Rënda kanë nxjerrë këtë përfundim, pas ekspertizës së kryer mbi trupat e viktimave. Rezulton se Besnik Sulku dhe italiani Salvatore Leticia kishin si shënjestër Mentor Lufin, i cili dyshohej se urdhëroi vrasjen në Holandë të Durim Sulkut. Ekspertiza zbuloi se plumbat që u qëlluan mbi Lufin përfunduan mbi trupin e Gerti Goxhajt, nga Tirana. Pas zbardhjes së këtij krimi, hetimet janë përqendruar në ngjarjen e Holandës, ku mendohet se ka qenë dhe zanafilla e të gjitha përplasjeve me viktima.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”