2tetor 2015 – Elvis Gacaj dyshohet se është shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në zonën përballë ish-ekspozitës “Shqipëria sot”. Ai rezulton i dënuar për vrasje e plagosje. Në atentatin e djeshëm Gacaj arriti t’u shpëtonte plumbave, prej të cilëve u vra Aurora Oskya dhe Kevin Rugova.
Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se dy viktimat ishin rastësisht në momentin e atentatit. Vajza mendohet të ishte e dashura e 40-vjeçarit të plagosur. Policia ka gjetur armën e krimit dhe po punon për të gjetur autorët, të cilët e kryen aktin për pazare droge.
/portali DurresLajm/