Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e plagosjes së biznesmenit të ndërtimit Lulzim Kazani, i cili mbeti i plagosur pas atentatit të një nate më parë në Tiranës.

Sipas burimeve nga policia, mëoshet se janë shoqëruar në komisariat 3 kunetërit e Kazanit, (vëllezërit e gruas), pasi 56-vjeçari ka pasur konflikte të vazhdueshme me ta për një pallat te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, konflikte të nisura që në vitin 2013.  
 
Tre vëllezërit Shkëlqim B. (43 vjeç), Arben B.(44 vjeç)dhe Frederik B. (51 vjeç), banues në Tiranë, janë hetuar edhe më parë, pas kallëzimeve të biznesmenit Lulzim Kazani për pengimin me forcë të ndërtimit të pallatit te Shkëmbi i Kavajës.

Kazani ka kallëzuar në shkurt të 2013-ës Arben B. i cili është ndaluar nga policia në prill të 2013-s. Ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal për veprën penale të “vetëgjyqësisë”.

Vëllai tjetër i tij Shkëlqimi është hetuar në mars të 2013-s, po për vetëgjyqësi.

Në muajin korrik 2014, Arbeni dhe Frederiku e kanë goditur me mjete të forta ndërtuesin Lulzim Kazani.

Edhe vetë Kazani është hetuar në gjendje të lirë në shkurt të 2014-s, pasi Frederik B. e ka kallëzuar për veprën penale “pushtimi i tokës”.