Pas atentatit në Vlorë ka reaguar biznesmeni Vasil Bedinaj, të cilit 3 vite më parë u tentua t’i bëhej atentat me tritol në mars të 2016 në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bedinaj akuzon policinë se ka keq orientuar gazetarët, të cilët po shkonin në vendin e ngjarjes. Sipas tij, keq orientimi është bërë për shkak se policia është e shitur tek krimi.
Ai paralajmëron policinë se nga sot nuk do të ketë gjejë më qetësi, ndërsa u thotë: “Ose bëni punën ose ikni!”
Më tej ai shkruan: “Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret”.
Postimi i plotë:
Per Policin e shtetit:
Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!
Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.
Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret.





