Zbardhen identitetet e personave që ranë pre e një atentati sot në afërsi të Rinasit. Mësohet se viktimë dyshohet se ka mbetur shtetasi Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri ka mbiemrin Muça. Viktima është pjesë e një grupi kriminal, sepse nihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit
Paraprakisht mësohet se një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.





