Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, për atentatin që iu bë te “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës, ku mbeti i vravë shoferi i tij Andi Maloku.
Ndoja ka thënë se shenjestra ka qenë vetë ai.
“Arsyet se pse më kanë qëlluar e dinë këta, objektivi kam qenë unë dhe këtë e tregojnë edhe pamjet e makinës, që plumbat janë qëlluar në drejtimin tim. Nuk kam pasur asnjë shqetësim përpara se të ndodhte kjo ngjarje, vetëm deklaratat e bëra nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili përmendi akuza publike ndaj personit tim”, ka thënë Ndoja.