Deri më tani nuk ka emra si autorë të dyshuar për vrasjen e vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërkohë nga hetimet mësohen detaje të rreth vrasjes. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se kanë qenë 2 personat të cilat kanë qëlluar mbi Aleksandër Ndokën para shtëpisë së tij, por këta 2 atentatorë nuk janë identifikuar akoma.
Gjithashtu nisur nga dinamika e vrajes dhe faktit se në vendngjarje nuk janë gjetur prova të tjera përveç 14 gëzhojave të pumbave, aludohet se vrasësit kanë qenë me pagesë ehe pse për saktësimin e kësaj piste duhen pritur edhe përfundimet e hetimeve dhe deklarata zyrtare e policisë.
Nga ana tjetër janë sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së shtëpisë së Ndokës, si dhe dy telefonat e viktimës për të parë komunikimet e fundit që ai ka patur.





