Në Athinë është pritur me shqetësim miratimi në qeveri i amendimeve për ndryshimin e Kushtetutës. Mediat shkruajnë se qarqet juridike dhe diplomatike afër presidentit Pavlopulos kanë shprehur rezerva rreth nenit 36, i cili sipas tyre lë shteg të hapur për irredentizëm të ardhmen duke mos mbyllur përfundimisht çështjen e një “minoritet maqedonas” në Greqi, siç është argumentuar për vite me radhë nga Shkupi.

Sipas tyre, neni 36 thotë specifikisht se “republika garanton të drejta të veçanta sociale për veteranët e luftës antifashiste dhe të gjitha luftërat çlirimtare të Maqedonisë”.

Pretendim tjetër është se në nenin 3 të Kushtetutës përjashtohet përdorimi i termit “Maqedonia Veriore” dhe  se për arsye historike mbetet vetëm emri “Maqedoni”.