Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e sulmeve të egra janë shënuar në qendër të Athinës dhe të Selanikut.
Mësohet se një betejë e vërtetë po zhvillohet mes policisë dhe rreth 300 të rinjve në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës, ndërsa thuhet se janë djegur një makinë dhe një pallat. Po ashtu raportohet se anarkistë hedhin bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa ato shpërthejnë pa ndalim në çdo moment.