Një vatër e madhe zjarri u regjistrua në rrethinat e Athinës pasditen e së shtunës. Zkarri dogji dhjetëra makina e shtëpi, pasi flakët u përhapën me shpejtësi nga era e fortë.
Autoritetet ndërhynë që në momentet e para të zjarrit në Voula, duke evakuuar menjëherë rezidentët, por edhe të moshuarit nga azilet, për të shmangur humbjet e jetëve, por dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Fatmirësisht, nuk u regjistruan persona të lënduar, përveç një zjarrfikësi që pati probleme me frymëmarrjen.
Për vënien e zjarrit në kontroll u angazhuan më shumë se 130 zjarrfikës, të ndihmuar nga 6 avionë, 4 helikopterë dhe banorët e zonës.





