19 persona u arrestuan nga forcat e policisë në Athinë gjatë përleshjeve me anarkistët.

Arrestimet janë bërë jashtë Politeknikut, në afërsi të Exarkisë dhe afër stacionit të metrosë "Ambelokipi".

Njerëzit u arrestuan pas marshimit që përkujtoi 45-vjetorin e një kryengritjeje studentore kundër ushtrisë greke.

Disa individë të tjerë u ndaluan përkohësisht, por u liruan.

Gjithashtu, dy oficerë policie u plagosën.