ATHINE, 21 qershor 2013 – Arrestohet nga autoritet greke shqiptari i dyshuar për përdhunime dhe grabitje në lagjen “Galaci” në kryeqytetin grek.

32-vjeçari Shkëlqim Sinani njihej ndyshe si “Dragoi i lagjes”, pasi ai kishte shpërndarë tmerrin për të gjithë banorët e lagjes në Athine, duke përdhunuar femrat dhe duke i plaçkitur.

Për muaj me rradhë policia kishte nisur një operacion të madh për të identifikuar dhe arrestuar, duke përdorur si “karrem” femrat police.

Operacioni i policisë u krye me sukses dhe “Dragoi” që godiste në lagjen “Galaci” është arrestuar.

Ndërkaq gjatë arrestimit Sinani ka rezistuar duke gjuajtur me grushta dhe shkelma policët.

Atentatori sipas raportimeve te policisë helene ka përdhunuar të paktën dy gra, ndërsa policia po heton mundësinë për më shumë viktima.

Sipas policisë greke të dhënat e të dyshuarit janë bërë publike 6 muaj më parë dhe kishin për qëllim sipas ligjit të mbrojnë shoqërinë, të lehtësojnë realizimin e operacioneve të shtetit si dhe të ndëshkojnë këto veprave penale.