Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë të Greqisë. Sipas mediave greke, një 39-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan. Ka qenë vetë ai që ka lajmëruar policinë duke i thënë se çfarë kishte bërë.
Siç njoftoi dhe vetë ai, 39-vjeçari e vrau gruan me çekiç pas një sherri mes tyre. Krimi kishte ndodhur të enjten e kaluar, por autori i lajmëroi sot autoritetet.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë greke. Në papafingon e shtëpisë u gjet trupi i pajetë i viktimës, ndërkohë që ishte përhapur edhe një erë të keqe për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar. Në papafingo u gjetën edhe disa qese të zeza që do të ekzaminohen nga ekspertiza. Identiteti i autorit dhe viktimës nuk dihet ende.