04 janar 2015 –  Mesdita e kësaj të diele në Vincente Calderon ka qënë tepër e vecantë. Fernando Torres u prezantua me fanellën ''los colchoneros'' fillimisht para 45-mijë tifozëve në "Vicente Calderon" e me pas para mediave dhe në sytë e tij dukej qartë entuziazmi dhe emocioni që ai ndjen për rikthimin në shtëpi. Spanjolli e nisi konferencen për shtyp me fjalë bindëse ku kërkon që me kampionet e Spanjës të fitojë sa më shumë tituj, dicka që i ka munguar më parë. "Përpara shtate vitesh u largova nga Atletico por më në fund jam këtu. Kjo është një ditë shumë e vecantë për mua. Momenti me i veshtirë në karrierën time ishte kur kuptova se më e mira për mua dhe klubin ishte të largohesha. Pas largimit tim Atletico fitoi shumë dhe u rrit si ekip. Ajo qe dua tani është të tregoj vlerat e mija këtu dhe të triumfoj me këtë ekip." Në vijim Torres bëri dhe një vleresim për Simeonen për të cilin ruan vetëm fjalë pozitive.

''Cholo ka qënë shumë i rëndësishëm në karrierën time. Gjithmone ka patur besim tek unë dhe kjo më ka shtuar besimin në  vete. E njoh mirë, si futbollist kërkonte shumë dhe mund ta imagjinoj se si është si trajner''. 30 vjecari rrëfeu edhe perjetimin që pati gjatë finales së Championsit të 24 majit të shkuar ku Atletico humbi me rezultatin 1-4 perballë Real Madrid-it. ''E vuajta shumë finalen e Lisbonës. I kam ndjekur ndeshjet e Atleticos. I kam festuar te gjitha fitoret dhe jam trishtuar me humbjet. Reali na hoqi mundësinë të ëndërronim, në minutën e fundit na largoi nga ajo që kishim vite që kërkonim, megjithatë jam i sigurt se Atletico do të luftojë sërish për Championsin dhe une jam këtu t'i ndihmoj''.

Në fund, spanjolli e mbylli me një falenderim për klubin, që e ka përkrahur gjithmonë.

 "Më kanë vlerësuar gjithmonë dhe më bëjnë të ndihem i rëndësishëm. Mezi pres momentin kur të zbres në fushe dhe të luaj me fanellën e klubit tim të zemrës. Falenderoj drejtuesit e klubit që bënë të mundur rikthimin tim këtu''.