Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama nuk ka mbetur as këtë herë pa u komentuar, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granadë të Spanjës.

Atletet e bardha të liderit të Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, po aq sa pakti i rëndësishëm që u arrit mes vendeve, për emigrantët.

Sytë mediatikë u përqëndruan në ndërthurjen e klasikes me sportiven, pra kostumi serioz me një kravatë artistike dhe atletet e tenisit.

Përpara se të hynin në qendrën e Konferencave të Granadës, gjatë ecjes së Ramës, në sy binin atletet e bardha.

Më herët gjatë ditës kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama u pritën nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, së bashku me anëtarët e tjerë të samitit.