5 maj 2014 – Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka publikuar këto ditë foto nga udhëtimi i saj i fundit në vendin fqinjë Greqi. Por pikërisht këto foto, ose më mirë atletet jeshile të Rozanës kanë marrë qindra komente.

Shkak është bërë fakti se pavarësisht veshjeve të ndryshme të këngëtares, atletet ishin po ato, në ngjyrë jeshile të ndezur. Fansat e kanë kritikuar për faktin se është shfaqur disa ditë me rradhë po me këto atlete, por këngëtarja u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikave.

"Për tre ditë nuk kisha ndërmend të merrja Greqinë me taka. Ashtu si nuk kisha ndërmend të merrja dollapin e këpucëve me vete. Besoj do flini rehat tani”, ka shkruar ajo.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/