Atleti nga Etiopia, Feyisa Lilesa, fitues i medaljes së argjendit në garën e maratonës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ka befasuar mbarë botën me gjestin që ka bërë kur ma mbërritur në finish. Ai ka kryqëzuar në duart në shenjën e prangave në shenjë proteste ndaj qeverisë së tij. Një gjest që është bërë në transmetin direkt, anembanë botës, ndaj dhe veprimi i atletit etiopian ka bërë bujë. Pas garës, ka qenë vetë Lilesa, që në një konferencë shtypi ka shpjeguar gjestin e tij.
“Qeveria e Etiopisë po e vret popullin Oromo, po i merr tokat dhe burimet natyrore të saj, duke mos i duruar protestat që ata bëjnë. Qeveria e Etiopisë po vret njerëzit e mi, prindërit e mi janë në burg dhe nëse flasin për të drejtat e tyre, i vrasin. I ngrita dhe kryqëzova duart në shenjë proteste, për të mbrojtur popullin tim, pasi unë jam Orom dhe do ta mbroj origjinën time”, ka deklaruar pas garës atleti nga Etiopia, Feyisa Lilesa.
Por ai shprehet në fund se nuk mund të rikthehet në vendlindje, pasi ka frikë se mos e vrasin pas këtij gjesti që bëri. Edhe spe ai i solli një medalje vendi të tij, vështirë se qeveria etiopiane do ta mriëpresë, ndaj Lilesa shton. “Nuk e kam vendosur, por do të shkoj në një shtet tjetër. Në Etiopi mund të më burgosin apo të më fusin në burg. Unë nuk mund të flas nga Etiopia, ndaj zgjodha këtë garë në Rio për t’i shprehur mbarë botës atë që po ndodh aty. Ajo protestë ka qenë një motivacion gjatë maratonës”, tha atleti etiopian.





