Antoni Amirati u kthye në një nga personazhet e kësaj Olimpiade për mënyrën se si atleti i kërcimit me shkop u eliminua nga gara ku pretendonte të ishte mes medalistëve.
Sportisti 21-vjeçar francez u bë hit në rrjetet sociale kur në provën e tij u eliminua pasi penisi e ndaloi që të kalonte stekën, duke e rrëzuar atë pasi u përplas me organin gjenital.
Ai humbi mundësinë e arit, por mund të fitojë qindra mijëra dollarë falë këtij incidenti që e bëri të famshëm në rrjet.
Sipas “TMZ”, atleti ka marrë një propozim nga një faqe pornografike amerikane, “CamSoda”, e cila i ka kërkuar atij të xhirojë një video porno prej 60 minutash për një shifër marramendëse.
“Do të të ofroja me kënaqësi 250 mijë dollarë për një shfaqje në kamera prej 60 minutash në të cilat ti tregon asetet e tua, pa pengesën sigurisht”, ishte oferta publike që Derin Parker, producenti i pornos, i bëri atletit francez.
Nuk ka ende reagim nga Amirati rreth këtij propozimi, por mediat franceze bëjnë të ditur se ai ka mbetur “i turpëruar” nga vëmendja e tepërt që ka marrë në Olimpiadë, jo për aftësitë e tij sportive.