AFRIKE – Oscar Pistorius, atleti paraolimpik nga Afrika e Jugut ka vrarë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp. Mësohet se ai i ka ngatërruar të dashurën me një hajdut. Sipas policisë modelja 30-vjecare është qëlluar dy herë me pistoletë, në kokë dhe krahë, pasi ka hyrë në banesën e atletit.
Pas ngjarjes Pistorius është arrestuar, ndërsa policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë 8 milimetra Sipas sajtit të Afrikës së Jugut ‘City Press’ , mësohet se e dashura kishte hyrë fshehurazi në banesën e atletit për t’i bëjë atij një surprizë për Shën Valentin.
Ajo ishte futur në dhomën e gjumit rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa atleti është trembur pasi ishte në gjumë. Ai e ka ngatërruar me një hajdut dhe e ka qëlluar me pistoletë. Ky do të jetë Shën Valentini më tragjik për atletin!