Atleti francez, Yohann Diniz, i cili është rekord-mbajtës në garën e vrapimit 50 kilometra është rrëzuar dhe ka kryer nevojën gjatë garës për shkak të problemeve në stomak.E megjithatë, kjo s’e ka ndalur atë që t’i mbledhë forcat dhe të çohet për ta vazhduar garën.
Por, përkundër përpjekjeve më të mira, francezi nuk arriti të përfundojë në një pozicion që do t’ia fitonte atij ndonjë medalje, duke përfunduar vetëm në vendin e tetë.





