21 shtator 2015 – Suzy Favor Hamilton është një ish-atlete e njohur amerikane, që ka garuar në Lojërat Olimpike 1992, 1996 dhe 2000, por që atëherë jeta e saj ka marrë një rrjedhë të pabesueshme.
Në vitin 2012 u diagnostikua me depresion dhe çrregullime psikologjike dhe ndërroi mënyrë jetese, duke punuar si eskort (prostitutë luksi, shoqëruese e të pasurve në Las Vegas). Nevoja për të shitur trupin e saj vinte nga nevoja për seks që i shkaktonte problemi i saj mendor, edhe pse ka qenë e martuar dhe me një vajzë që tani është 10 vjeçe.
Pasi është bërë publike historia, Suzi ka braktisur karrierën e re dhe ka rrëfyer gjithçka në një libër, “Vajzë e shpejtë: një jetë duke u arratisur nga çmenduria”.
/portali DurresLajm/