SHBA – Një atlete amerikane, Suzy Favor- Hamilton, 44 vjeçe, e martuar dhe me një vajzë të vogël, punonte për një nga agjencitë e njohura në Las Vegas që u sigurojnë klientelës seks me pagesë. Atletja olimpike gjatë vitit të shkuar ka punuar si prostitutë për shumën 600 dollarë për një orë.
Atletja përdorte emrin Kelly Lundy për të mbuluar identitetin e saj të vërtetë, por një klient e ka “tradhtuar” dhe ka lajmëruar mediat për “karrierën” e dytë të atletes. Pas bërjes publik të lajmit, atletja ka pranuar se ka bërë një gabim të madh.
Favor- Hamilton garoi në vitin 1992, 1996 dhe 2000 në Olimpiada. Ajo regjistroi edhe një reklamë për Nike, bëri një kalendar me rroba banjoje, madje ka punuar edhe si folëse motivuese.
Në profilin e saj në faqen e agjencisë në Las Vegas, ajo shkruan se nisi të punonte prostitutë për t’u larguar nga rutina e përditshme.
Madje Suzy thotë se është biseksuale dhe e gatshme të kënaqë edhe çifte dhe femra.
Atletja ka lënë përshtypje shumë të mira me zanatin e dytë, pasi klientët e vlerësojnë me nota pozitive.
I shoqi i saj nuk është çuditur nga lajmi, pasi e dinte një gjë të tillë. Ai tha se disa herë kishte tentuar ta ndalonte të shoqen, por ajo kishte refuzuar ta bënte këtë gjë.