Atmosfera festive në Durrës në vigjilje të 28 dhe 29 Nëntorit ka filluar të ndjehet që nga zbukurimet e qytetit, të cilat këtë vit nisën më herët se çdo vit tjetër duke i dhënë pamje ngazëllyese dhe plot dritë e hare.
Po durrsakët nga ana e tyre si do ta festojnë 105-vjetorin e Pavarësisë?
Në mungesë të një koncerti festiv në shesh, që mungon prej vitesh në qytetin tonë të madh, siç ndodh në Tiranë çdo Natë të Bardhë, në qytetin bregdetar disa prej lokaleve janë përgatitur të sjellin për të gjithë të apasionuarit pas këngëve live, disa prej këngëtarëve më në zë të skenës shqiptare.
Nga një përmbledhje që “DurrësLajm” iu ka bërë lokaleve që këto net do të hapin dyert deri orët e vona për durrsakët, sjellim për ju emrat e yjeve shqiptarë që do të zbresin në Durrës.
Të ftuarit specialë në disa prej lokaleve:
Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, Era Rusi, Sheila, J Gashi, Gold AG, GJIKO & BABYGEE
Ndërsa në “The Wall”, si asnjëherë më parë festohet me 4 yje të skenave dhe festivaleve shqiptare! Redon Makashi, Olta Boka, Kejsi Tola & Bledar Sejko bashkë me bandën muzikore të TOP SHOW & Portokalli.
Ju mbetet vetëm t’i shijoni në maksimum!





