DURRËS, 15 tetor 2014 – Ndeshja e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në mbrëmjen e së martës në Beograd, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian të futbollit "Francë 2016", është tema kryesore jo për sa i përket futbollit të luajtur ku edhe ato 40 minuta përfaqësuesja shqiptare luajti më mirë se ajo serbe por më shumë për atë që ndodhi. Ngjarja në stadiumin e Beogradit, valëvitja në mes të tij e simboleve tona kombëtare dhe sjellja dinjitoze e futbollistëve tanë në fushë përballë asaj dhune ekstreme si dhe fakti që futbollistët kuqezi e mbrojtën me krenari flamurin kombëtar ka ndezur zemrat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë brenda dhe jashtë Shqiëprisë. Festimet nuk ishin për tre pikë që pritet të jepen në tavolinë nga UEFA por festimet e mbarë kombit ishin për të falenderuar ata djem shqiptarë që luajtën me dinjitet në lojë dhe mbrojtën po me kaq dinjitet vlerat e shqiptarëve duke u kthyer tashmë jo thjesht në futbollistë kuqezi por në heronjtë shqiptarë të fushës së blertë që ndezën emocione të zjarrta dhe i bënë edhe një herë tjetër të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë. Natyrisht vala e festimeve ka qenë shumë e gjerë pasi është festuar kudo në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi dhe në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë. Por festimet e zjarrta thuajse gjatë gjithë natës janë zhvilluar në të gjitha qytetet shqiptare ku mijëra qytetarë janë dershur nëpër rrugë në këmbë apo me makina dhe për orë të tëra kanë festuar me flamuj kombëtarë. Në të gjitha aspektet kjo ishte një fitore e madhe e Shqipërisë ndaj edhe Durrësi është derdhur i tëri në rrugë që nga ora 22.30 e mbrëmjes së të martës deri rreth orës 03.30 të mëngjesit të ditës së mërkurë. Në të gjitha rrugët e Durrësit ka patur varganë të gjatë me makina ku valëviteshin flamujt kombëtarë por edhe shumë qytetarë të tjerë janë derdhur me flamuj nëpër rrugët dhe sheshet e Durrësit dhe kudo ndjehej kori i fortë i të gjithëve që thërrisnin Shqipëria Shqipëria, O sa mirë me qen shqiptar etj. Krenaria dhe atmosfera e fitores ndjehej kudo ndërkohë që edhe policia e rendit dhe ajo rrugore kanë vëzhguar nga afër gjithcka me patrulla të shumta por natyrisht nuk është shënuar asnjë incident sepse të gjithë kishin një fjalë në gojë gjatë gjithë kohës dhe ajo fjalë ishte vetëm “Shqipëria”. Vargjet e makinave me bori e brohorima të personave që ishn brenda tyre sid he me flamujt kombëtarë kanë përshkuar rrugët e më pas kanë bërë disa ndalesa në lagjen 11, në sheshin Liria, në shëtitoren Taulantia, në rrugën tregtare etj ku gjatë ndalesave mijëra qytetarë të veshur me simbole kombëtare dhe me bluza kuqezi kanë festuar, duke hedhur fishekzjarre, brohoritur e vallëzuar në këto sheshe për këtë fitore dhe më pas rrugëtimet kanë vijuar e kanë qenë këto festime që kanë vazhduar deri sa kombëtarja jonë ka mbërritur në Rinas dhe tifozët e qytetarët durrsakë kanë thirrur në sinkron me tifozët në Rinas për të mirëpritur heronjtë kuqezi ndërkohë që shumë prej qytetarëve në festë janë ndalur para ekraneve të disa lokaleve që kanë qenë të hapura për të ndjekur live mbërritjen e përfaqësueses sonë. Gjithashtu qindra tifozë durrsakë kanë qenë në Rinas për të pritur kombëtaren tonë dhe ata kanë mbërritur në Rinas në një varg makinash me flamuj kombëtarë rreth orës 1.00 pas mesnate për të festuar bashkë më mijëra tifozë të tjerë nga të gjitha anët e Shqipërisë mbërritjen e heronjve kuqezinj.
Atmosferë e ndezur në Durrës, qytetarët festojnë gjithë natën fitoren në Serbi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!
Emërimi i zv/ministrit të mbrojtjes/ Meçollari: Detyrat që mbante në portin e Durrësit, kur drejtohej nga Vengu
Horoskopi ditor, 20 dhjetor 2025





