Durrësi ka nisur të zbukurohet duke u ngjyrosur me flamujt kuqezi.
Prej pak ditësh ndërmarrja e dekorimit të qytetit ka filluar nga puna për të sjellë atmosferën festive të festave të fund-nëntorit, "Pavarësinë dhe Çlirimin".
Sheshi 'Liria', 'Bulevardi Egnatia', kanë qënë të parët që janë zbukuruar me flamujt kuqezi.
Ndërkohë punëtorët e dekorit të qytetit kanë nisur të vendosin edhe disa prej ndriçimeve në shtylla apo pemë me qëllim krijimin e atmosferës së ngrohtë të festave të fundvitit.
Ndjekim pamjet e Durrësit këtë 18 nëntor.





