Disa lule janë bërë ‘molla e sherrit’ midis Enada At’Nikollas, Bora Kokëdhimës dhe Endri Mërtirit.
Revista ‘Bordo’ e cila është në pronësi të At’Nikollës ka akuzuar Borën dhe Mërtirin, pasi kjo e fundit pretendon se Bora ka kopjuar instalacionin e lules që modelja mban në kokë.
Sipas asaj që Bordo shkruan, në korrik 2015 lulja u përdor për reklamimin e parfumit At’Nikolla Prive, vendosur në kokën e modeles Xhesika Berberi, fotografuar nga fotografi Gejant Kaleci dhe e shfaqur në kopertinën e parë të revistës “Bordo”. “Gati një vit më pas, një imitim i këtij koleksioni, e mandej edhe një pozë vjen nga stilistja Bora Kokëdhima, që është prezantuar nën siglën Savage dhe fotografi Endrit Mertiri” shkruan “Bordo” referuar koleksionit pranverë-verë 2016, “Mushrooms”, që Kokëdhima prezantoi pak kohë më parë.
Ndërkohë që fotografi Endri Mërtiri, nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se: “Fotografia e parë daton më 30 tetor 2014 për revistën “Elegancë”, kohë kjo kur “Bordo” ende nuk ishte ngjizur.’ Për të mbrojtur tezën e tij, fotografi ka publikuar edhe një foto të 30 tetorit 2015.
Për Anabel, At’Nikolla është shprehur se: “Lulet nuk janë shpikur nga asnjëri nga ne. Po të kërkosh në internet kupton që revista në gjithë botën i kanë përdorur ato kahera nëpër kopertinat e tyre. Thelbi është tek editoriali, i cili është përsëritur”.
Gjithashtu ajo ka shtuar se e gjitha kjo bëhet fjalë për fotot e editorialit të realizuara për koleksionin e saj nga fotografi Mërtiri.





