Nga Kloida Gjuzi

Në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit, në një shtëpi të vogël thuajse të boshatisur, një grua mezi vë gjumë në sy.

Ajo është Bukuroshe Dushku, nënë e divorcuar me dy fëmijë të mitur.

Për Bukuroshen problemet kanë filluar shumë vite më parë, por gjithçka u rëndua në 15 prill të vitit që lamë pas, ditë kur vajza e saj, Alberta u aksidentua nga një mjet.

Që nga ajo ditë problemet nuk kanë të sosur në familjen Dushku, ku vetëm 6 muaj më pas, aksidentohet edhe djali i vogël, Isufi.

Që nga ajo kohë fëmijët vuajnë nga dhimbjet fizike dhe janë mënjanuar nga shoqëria për shkak të gjendjes ekonomike e shëndetësore.

Me lot në sy, Bukuroshja tregon pasojat e aksidentit tek fëmijët e saj, me Albertën që ka humbur 75% të shikimit dhe Isufin e vogël që ka vështirësi në ecje.

Të dy fëmijët m’i ka aksidentuar makina në derë të shkollës, gocën me 12 prill të 2021 dhe djalin me 7 tetor. Djali ka qenë duke ecur me biçikletë në dorë, duke kaluar tek vizat e bardha për të ardhur në shtëpi”, kujton ao.

Ndonëse çështja e aksidentit të djalit është mbyllur në gjykatë, për Bukuroshen është ende një plagë e hapur.

Kur shkova në Gjykatë për djalin më thanë që çështja është mbyllur. Kur fëmija im ka këto dëmtime, si është mbyllur çështja gjyqësore?”, pyet ajo me sytë e mbushur me lot.

Unë i lutem shtetit, që të vëri dorë tek fëmijët e mi, që ta coj drejtësinë e tyre në vend.

Se ka shumë fëmijë që aksidentohen e nuk i japin të drejtën, ka shumë nëna që vuajnë me fëmijët e tyre kështu, të aksidentuar nga makina”, thotë më tej Bukuroshja.

Për të kapërcyer sado pak vështirësitë ekonomike nuk e ndihmon as ish- bashkshorti, i cili prej muajsh nuk paguan pensionin ushqimor. 

Më së shumti pa punë se sa me punë, Bukuroshja mezi i siguron kushtet minimale të jetesës fëmijëve të saj e jo më dëshirat që ata kanë. 

Kur kujtoj fëmijët e që jam në pamundësi që t’i ndihmoj”, nis të flasë ajo, por shpërthen në lot.

Jam me qira, nuk e kam shtëpinë. Për këtë muaj nuk e kam paguar ende dhe nuk e di si do eci puna”, shprehet më pas.

Alberta me shpirt artisteje na tregon se ka shumë dëshirë të bëhet pianiste, por ajo nuk ka mundësi të ndjekë asnjë kurs, që ta ndihmojë në realizimin e ëndrrës së saj.

Dëshirat e mia janë dy. Të bëhem një pianiste e mirë, sepse është ëndrra ime më e madhe dhe të shërohem nga sytë”, tregon e vogla me sytë, që i shkëlqejnë.

Problemi me shikimin është jo vetëm shqetësim shëndetësor, por edhe psikologjik, për vajzën që vuan diferencimin nga bashkëmoshatarët e saj.

Unë kur shkoj në shkollë dhe zysha më thotë lexo librin, unë nuk mundem prej syve dhe të gjithë tallen. Kjo mua më prek shumë, që ata tallen”, thotë Alberta.

Me lot në sy e zërin që i dridhet, Alberta kërkon ndihmë për veten dhe vëllain e saj.

“Për vëllain kërkoj gjithçka që ai do. Edhe jetën time mund t’ja jap vëllait, se ai është gjithçka për mua.”

Të njejtën gjë kërkon dhe e ëma.

E divorcuar, pa ndihmë dhe përkrahje nga askush, si dhe me borxhet që ka marrë për të siguruar mjekimin e nevojshëm të bijëve të saj, zonja Bukuroshe apelon:

“Të më ndihmojnë vetëm për fëmijët, t’i coj për vizitë se nuk e kam mundësinë.

Të githa problemet e tjera mund t’i kaloj, por të shoh fëmijët të vuajnë nuk mund t’i shoh dot. “

Teksa ndau me kamerën e “DurrësLajm” historinë e saj, Bukuroshja i ka shpresat tek kushdo që e gjen veten të mundshëm për ta ndihmuar.