Vazhdon konferenca për media e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ku po diskutohet për fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi. Të gjithë ata që nuk duan që Thaçi të jetë bartës i dialogut, ai tha se i përqafon.
“Gjithë atyre që kërkojnë kokën time u jap nga një përqafim”, tha Thaçi.
Më tej ai theksoi se nuk ka ndonjë xhelozi apo konkurrencë dhe se i falënderon të gjithë.
Thaçi tha se më mirë të ketë afrim e mirëkuptim, sesa linçim.
Reagimi i tij vjen pas debatit të djeshëm në Kuvend ku numër i madh i deputetëve kundërshtuan Thaçin në krye të dialogut Kosovë – Serbi.