Borusias së Dortmundit nuk i ka pëlqyer aspak që Pierre-Emerick Aubameyang festoi golin në ndeshjen ndaj Shalke 04 me një maskë të firmës Nike. Kjo sepse klubi verdhezi ka kontratë me firmën Puma.Hans-Joachim Watzke, drejtor i përgjithshëm i Dortmundit, deklaroi se “puna e maskës është një budallallëk. “Këtë herë nuk do ia hedhë paq”, tha Watzke.
Pritet një gjobë tashmë për sulmuesin nga Gaboni, i cili në muajin mars bëri gabimin të luante me logon e Nike në kokë. Në atë rast, Puma nuk bëri zë, por të dielën lëshoi një komunikatë ku thuhej se pret që Dortmundi të marrë masat e duhura për këtë incident.